“Kisha frikë”, Jonida Vokshi ndan për herë të parë emocionet dhe përjetimet e lindjes së vajzës

12:42 06/10/20203min82
114eda49d44809ad55eaf2af93bddb90_L

Moderatorja Jonida Vokshi dhe partneri i saj Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë rreth katër muaj më parë. Vokshi solli në jetë një vajzë, të cilën çifti vendosi ta pagëzojë me emrin  Emi. Që prej atij momenti nuk kanë munguar pamjet e ëmbla ku moderatorja ka dalë shëtitje me vajzën apo momentet pranë të voglës së familjes.

Ndërsa së fundmi teksa ka qenë e ftuar tek ‘Rudina’ ajo ndau dhe emocionet dhe përjetimet e veçanta gjatë pritjes së ëmbël, si foli dhe për momentin kur e vogla erdhi në jetë.

“Si u ndjeve kur linde”, ishte pyetja e drejtuar nga Rudina Magjistari, të cilës Jonida ju përgjigj: Unë jam kthyer nga Prishtina në muajin e nëntë. Kam mbajtur kontakte me doktoreshën time e cila më tha që të isha në Tiranë gjatë muajit të nëntë. Dukeshe sikur Emi nuk dëshironte të lindte. Kam qenë me Besnikun duke shijuar një gotë verë. Ishte ora 12 e natën kur më filluan shqetësimet e vogla. Kaloi ora 1:00, kontraksionet po shtoheshin dhe fola me doktoreshën e shkova në spital për t’u përgatitur.

“Në orën 12 e 30 paradite erdhi në jetë Emi. Është kontakti i parë që ta japin në trup dhe ti qan që e solle shëndoshë e mirë. Unë kisha frikë sepse dëshiroja që e vogla të vinte e shëndetshme në jetë”, përfundoi moderatorja shqiptare, e cila këtë periudhë është komentuar së tepërmi për format perfekte trupore, të cilat i shfaqi disa ditë [asi lindi vajzën. /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *