Kim: Vahzdoni Reformën në Drejtësi! Hiqni pengesat, mos u dorëzoni para atyre që nuk e duan

15:54 23/09/20202min140
AmbYuri_Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, ka reaguar pas deklaratës që Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë në mbledhjen e Këshillit të Integrimit, se brenda vitit do të zgjidhen të gjithë hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Përmes rrjeteve sociale, Kim e cilëson këtë hap si mjaft të rëndësishëm për të vijuar me zbatimin e reformës në drejtësi.

Gjithashtu Kim ka bërë thirrje, për të mos u dorëzuar ndaj të gjithë atyre që nuk e duan reformën në drejtësi

Postimi i plotë:

“Shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë për të vazhduar zbatimin e Reformës në Drejtësi, hap pas hapi.

Nevoja për të hequr pengesat, për të kërkuar zgjidhje praktike, mos u dorëzoni kurrë atyre që dëshirojnë që Drejtësia të mos vijë kurrë”, shkruan Kim në postimin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto