Kim Kardashian dhuron një milion dollarë për ‘Armenia Fund’

15:26 11/10/20202min118
auto_34237998-8827129-image-a-9_16023663843101602418482

Kim Kardashian, ylli 39-vjeçar i “Keeping Up With The Kardashians” postoi një video të shkurtër në rrjetet sociale, në të cilën ajo zbuloi mbështetjen për organizatën humanitare.

Ajo dhuroi një donacion prej një million dollarësh për ‘Armenia Fund’.

Ky veprim nga Kim duket se ka tërhequr mjaft vëmendje dhe ka arritur t’i prekë shumë nga ndjekësit e saj.

Në videon në rrjetet sociale, nga ku Kim e bëri publik këtë lajm, ajo ishte veshur thjeshtë, ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shikojmë në daljet e saj.

“Jam shumë e nderuar të jem pjesë e përpjekjes së sotme globale për të mbështetur fondin e Armenisë”, filloi Kim pasi u prezantua.

“Unë kam qenë duke folur për situatën aktuale në Armeni dhe Artsakh dhe kam biseduar me kaq shumë të tjerë për të sjellë më shumë vetëdije për krizën që nuk mund të lejojmë të përparojmë”. Ne duhet të kujtojmë se pavarësisht nga distanca që na ndan, ne nuk jemi të kufizuar nga kufijtë. Ne jemi një komb global armenë së bashku”, vazhdoi ajo.

Gjithashtu, Kardashian ju bëri thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi t’i bashkohen këtij fondacioni ose thjesht ta shperndajnë atë në rrjetet sociale.

Image

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto