Killerat me motor/ Identifikohet shqiptari që u qëllua armë në mes të plazhit në Itali, çfarë thotë policia (Emri)

17:20 21/09/20202min84
shqiptari ne plazh i vrare

Identifikohet shqiptari që iu bë atentat me armë në Itali. Ngjarja që ndodhi mesditën e së dielës ka shkaktuar tmerr dhe panik pasi ka ndodhur në një zonë të populluar si plazhi i Torvaianica.

Siç raportojnë mediat italiane, shqiptari u identifikua si Selavdi Shehaj, 38-vjeç. Ai ishte shoqëruesi i pronarit të plazhit “Bora Bora Beach “në bregdetin e Sirenave në Torvaianica. Po sipas tyre, shqiptari sapo kishte përfunduar vuajtjen e një dënimi shtëpiak dhe ka disa rekorde për drogë. Pik♪7risht tek e kaluara e tij e errët po përqendrohen edhe hetimet e karabinierëve.

NGJARJA
Kanë qënë dy persona me fytyrë të mbuluar, që lëviznin një motorçikletë “skuter” autorët. Në orën 10:30 njëri prej tyre zbriti nga mjeti dhe hapi zjarr në plazh duke plagosur një shqiptar me precedentë penalë.

Karabinierët e “Compagnia di Pomezia” ndërhynë. I plagosuri u dërgua në spitalin San Camillo me helikopter dhe nuk është në rrezik për jetën.

Policia thotë se agresori u largua duke u përzier me turmën dhe po kërkohet në mënyrë aktive së bashku me një bashkëpunëtor, i cili dyshohet se e mori atë me një makinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto