Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Kida ka mahnitur 1.7 milion ndjekësit e saj përmes disa pozave.

E veshur me një bluzë të bardhë që i theksonte barkun, në pjesën e poshtme ajo kishte vendosur të mbajë një palë pantallona të thjeshta.

Si përherë, ajo ka dëshirë që të shtoj aksesorë në dukjen e saj, ku kësaj radhe përmes një shamie ka tërhequr flokët pas kokës.

 

Vlen të përmendet se ajo është duke shijuar në masë të madhe suksesin e këngës “Edhe Sa”, të publikuar ditë më parë.

Në klipin e projektit ishin protagoniste emra të njohur të estradës shqiptare, si Kejvina Kthella, Megi Pojani dhe Arta Elezaj. /Telegrafi/