Këto janë tre skenarët më potencialë se si përhapet Koronavirusi nga ajri…/‘Në shtëpi, në bar dhe në shkollë’

12:45 27/10/20207min87
Screenshot_1-119 (1)

Në shtëpi, në bar, në shkollë!

Prestigjiozja “El Pais” analizon tre skenarë të transmetimit ajror të Covid-19 në ambiente të mbyllura. duke ilustruar praktikat që duhet të zbatojmë për të reduktuar në minimum rrezikun e infektimit.

E përditshmja spanjolle thekson se si shumë studime kanë dëshmuar se një pjesë e infektimeve me Covid-19 mund të ndodhë pas një takimi të afërt dhe të drejtpërdrejtë me një person pozitiv ndaj virusit apo pas një ekspozimi mesatar në ajër të ndotur, ku pjesëza të vogla të virusit grumbullohen.

Komuniteti shkencor nuk mendon se rreziku i infektimit ndodh vetëm nëse gjendemi përballë një personi i cili kollitet apo teshtin: edhe të qëndruarit për një kohë të gjatë në një ambient të mbyllur me një person që flet, bërtet apo këndon, amplifikon rreziqet e infektimit me koronavirus.

Si nënvizohet në këtë analizë, një artikull i publikuar në revistën “Shkencë”, tregohet se si në një hapësirë të mbyllur pjesëzat e ajrit të infektuar mund të grumbullohen duke shkaktuar infektime.

Ndërkohë që Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tregohet më e tërhequr duke thënë se ky është një fenomen i rrallë.

E përditshmja spanjolle ka llogaritur rrezikun e infektimit në një ambient të mbyllur duke studiuar një model llogaritjeje të zhvilluar nga profesor Hozé Luis Himénez i universitetit të Kolorados. Modeli ka një saktësi të kufizuar sepse mbështetet ende në numra të pasigurt, sqaron ‘El Pais’.

Në faqet e saj tregohen grafikët e tre situatave shumë të zakonshme ku mund të ndodhë infektimi: një takim me miqtë apo të afërm në sallonin e një shtëpie; një pije në bar apo restorant dhe një leksion në klasë.

Skenari 1: Në shtëpi

Në një sallon ndodhen 6 persona, nga të cilët një është i infektuar me Covid-19.

Në këtë rast, pavarësisht distancës së sigurisë, pa maska dhe një ventilim të përshtatshëm i infektuari mund të jetë në gjendje të transmetojë virusin tek personat e tjerë të pranishëm, brenda katër orësh.

Nëse do të ishin maskat infektimi do të reduktohej nga 5 persona të infektuar në 4 por infektimi do të ndodhte sërish si pasojë e ekspozimit të zgjatur ndaj tij.

Çfarë mund të bëjmë për të reduktuar transmetimin e tij?

Duhet të ajrosim ambientin dhe të përgjysmojmë ekspozimin nga katër orë në 2, duke mbajtur masa mbrojtëse të përshtatshme.

Sipas të dhënave të El Pais, në Spanjë 31 për qind e rasteve kanë ndodhur sipas këtij skenari

Skenari 2: Bar apo restorant

Në një lokal mund të jenë 15 klientë dhe tre nëpunës, me dyer të mbyllura dhe asnjë ventilim mekanik.

Në hipotezën më të keqe, në mungesë totale të masave mbrojtëse dhe distancimit social, pas katër orësh 14 klientë do të infektohen.

Nëse të gjithë do të mbanin maska, të infektuarit do të ishin 8.

Nëse do të kishte dhe maska, ventilim si dhe një ekspozim deri në 2 orë, numri i të infketuarve do të binte në mënyrë drastike, dhe do të infektohej vetëm një person

Skenari 3: Në shkollë

Në një klasë shkolle janë të pranishëm 24 studentë. Rreziku më i madh verifikohet në një klasë jo të ajrosur ku personi i infektuar është mësuesi.

Në këtë rast, pa masa sigurie, virusit i mjaftojnë vetëm 2 orë për të infektuar 12 persona.

Dhe në këtë rast përdorimi i maskave do të reduktonte në mënyrë drastike rrezikun e përhapjes së virusit nga 12 deri 5, por nuk do të eliminohej totalisht.

Duke reduktuar kohën e ekspozimit nga 2 orë në 1, dhe duke ajrosur klasën si duhet virusi do të mund të infektonte vetëm një person.

Pra mbetet thelbësor ajrimi i ambienteve, dritare të hapura për të humbur deri në 70 për qind pjesëzat e virusit, si dhe masa mbrojtëse në banka për të ngadalësuar përhapjen.

Në këtë mënyrë fizikantët kanë llogaritur si të reduktojnë qarkullimin e koronavirusit të ri në shkolla, brenda klasave.

Studimet rreth transportimit në ajër të virusit në ambiente e mbyllura mund të ndihmojë në vendosjen e masave efikase për të ndaluar përhapjen e koronavirus.

Përhapja në ajër e virusit brenda dhomës nuk është uniform, për shkak të ajrit të kondiconuar dhe pozicionit të burimit: virusi mund të transmetohet nga një student në bankë apo në veshjet e studentëve të tjerë dhe pse mbahen 2 deri në katër metra larg.

Pozicioni i një studenti në klasë ndikon në mundësinë e transmetimit të virusit.

Gjithsesi është verifikuar se 70 për qind e pjesëzave të virusit dalin nga sistemi kur dritaret janë të hapura.

Ajri i kondicionuar gjithashtu heq deri në 50 për qind të pjesëve të lëshuara gjatë frymëmarrjes dhe bashkëbisedimit, pro pjesa tjetër depozitohet në sipërfaqet në brendësi dhe mund të futet sërish në ajër.

Si pasojë mbetet shumë e rëndësishme të ajroset dhe sterilizohet ambienti dhe kondicioneri.

Por dhe plastikat mbrojtëse që ndajnë një bankë nga tjetra janë shumë efikase, pasi devijojnë trajektoren e virusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto