Këto janë marrëveshjet ndërqeveritare që do nënshkruhen sot mes Kosovës dhe Shqipërisë

10:02 02/10/20202min104
29-06-2020-ZKM-1-8-1920x1169

Ditën e sotme do të mbahet edhe mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë.

Descript.al zbardh listën e marrëveshjeve që pritet  të miratohen, ku mes tyre është një marrëveshje për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në kontrollet doganore të hyrjes dhe daljes së mallrave, bashkëpunimi në përballimin e pandemisë së koronavirusit.

Lista e marrëveshjeve:

– Marrëveshje për Zbatimin e Lehtësirave të Ndërsjella në Procedurat Doganore të Kontrollit të Hyrje-Daljeve së Mallrave.

– Bashkëpunim në fushën e transportit hekurudhor

– Krijimi i fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës

– Bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë në raste fatkeqësish Natyrore dhe fatkeqësive të tjera

– Bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë

– Marrëveshje për shmangien e Tatimit të dyfishtë mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin si dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal

– Marrëveshje bashkëpunimi mes MF dhe Ministrise së Ekonomisë dhe Punësimit

– Krijimi i Korridorit Digjital 5G

– Themelimi i Ligës së Përbashkët të Basketbollit

– Platformë e përbashkët digjitale të Arsimit parauniversitar

– Kalendar i Përbashkët Kulturor vjetor

– Marrëveshje për bashkëprodhim të Filmit

– Memorandum bashkëpunimi mes Ministrive të Kulturës

– Marrëveshje për përballimin e Covid -19

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *