Këshilli Politik/ Opozita e Bashkuar konfirmon pjesëmarrjen, por ka disa kushte

16:53 14/09/20201min99
gjiknuri-780x405-1-696x361

Pas ftesës nga përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri, Opoztita e Bashkuar ka konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit Politik këtë të hënë në orën 18:00, por ka vendosur edhe disa kushte.

  1. Respektimi i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit
  2. Të mos ndryshohet formula e koalicioneve zgjedhore.
  3. listat e hapura 100%.

Këto kushte i janë dërguar përmes një letre Damian Gjiknurit nga përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Kujtojmë se në seancën e fundit të sesionit parlamentarë, më 30 korrik, mazhoranca dhe opozita parlamentare nënshkruan një marrëveshje mes tyre sa i përket listave të hapura.

Kjo marrëveshje u kundërshtua nga PD dhe LSI, nën pretendimin se prekte edhe formulën e koaliconeve zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto