Këshilli Politik nuk gjen dakordësi as për mbledhjet/ Përfaqësuesit e opozitës: Konfirmojmë që nesër të

20:27 17/09/20202min92
Bylykbashi-Vasili-Keshilli-POlitik1111

Përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë konfirmuar pjesëmarrjen ditën e nesërme në  mbledhje, por kanë propozuar që ajo të bëhet në orën 12:00.

Në deklaratën e tyre, ata i kanë kujtuar përfaqësuesit të qeverisë, Damian Gjiknuri se “ne mbledhjen e fundit te Këshillit politik nuk pati asnjë dakordesi për te zhvilluar mbledhje ditën e premte. Ju gjithashtu refuzuat kërkesën tone për mbledhje te Këshillit Politik ditën e mërkurë”.

Sipas opozitës “kjo logjike e funksionimit te njëanshëm është krejt e kundërt me mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit te Këshillit Politik, ku qofte ditët e mbledhjeve ashtu edhe rendi i ditës janë dakordesuar konsensualisht me pare”.

Deklarata e plotë:

Z.Gjiknuri.

Ne mbledhjen e fundit te Keshillit politik nuk pati asnje dakordesi per te zhvilluar mbledhje diten e premte. Ju gjithashtu refuzuat kerkesen tone per mbledhje te Keshillit Politik diten e merkure.

Kjo logjike e funksionimit te njeanshem eshte krejt e kundert me menyren e ndertimit dhe funksionimit te Keshillit Politik, ku qofte ditet e mbledhjeve ashtu edhe rendi i dites jane dakordesuar konsensualisht me pare.

Megjithate duke e konsideruar kete si nje veprim te gabuar tuajin por qe nuk do perseritet më, konfirmojme pjesmarrjen tone dhe propozojme qe mbledhja te zhvillohet ne oren 12.00.

Oerd Bylykbashi

Petrit Vasili

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto