Këshilli i Lartë i Prokurorisë merr vendim për ish-kryeprokuroren Arta Marku dhe…

18:14 30/09/20202min165
arta-marku

Ish-kryeprokurorja Arta Marku është emëruar përkohësisht prokurore pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, mbledhje e zhvilluar online, ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe përfaqësues të EURALIUS dhe OPDAT.

Në mbledhjen e sotme është vendosur gjithashtu që të vendoset përkohësisht si drejtues i Prokurorisë së Lushnjës, prokurori Arben Dyla, ndërsa prokurorja Violeta Shkurta është emëruar përkohësisht drejtuese e Prokurorisë së Fierit.

Pas verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të emërimit, pasurisë, figurës dhe integritetit, Këshilli vendosi kualifikimin për emërim të dy kandidatëve për magjistratë në profilin prokuror, znj. Enkeleda Hoxha dhe z. Gazmend Frëngu pas diplomimit në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2019-2020. Me këtë vendimmarrje, Këshilli hap rrugën për shpalljen e dy vendeve vakante për kandidatët për prokuror.

Më shumicë votash, Këshilli miratoi raportet për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit Ervin Beqiri, Petrit Hysa dhe Lindita Male (Ziguri) dhe projekt-aktin për mbarimin e statusit, për shkak dorëheqje, të magjistratit znj. Rabiana Halili, aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto