Kërkoi informacion për Koronavirusin/ Elisa Spiropali ‘godet’ Ilir Metën: Mjaft e ndërrove maskën

21:28 28/10/20203min92
1561991397_metaspiropali1

Elisa Spiropali i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, pas kërkesës së këtij të fundit që të bëhen transparente dhe të informohet lidhur me menaxhimin e situatës së pandemisë së koronavirusit.

Përmes një postimi  në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se Ilir Meta e ndërron maskën herë pas here, dhe sipas saj maska i bie kundër dëshirës.

Presidenti i maskuar nuk mban maskë. Megjithatë, Presidenti maskën e do. Presidenti maskës i falet shtatë herë në ditë. Por, për fat të keq të tij, ose ndoshta për arsye antropometrike, Presidentit maskat i bien vetvetiu, kundër dëshirës së tij të pafundme dhe vullnetit të tij të palëkundur për të qenë gjithë kohën i maskuar.

Sa herë që Presidentit i bie ose i çirret një maskë, Presidenti vë një tjetër maskë. Kështu, nga maska te maska çdo herë që shet një nënshtetësi tallavaje, ose çdo herë që shkel Kushtetutën me të dy këmbët, ose çdo herë që thotë një broçkull me plot gojën, maskë mbi maskë, presidenti ynë as vetë nuk e di sa maska ka, sa maska përdor, sa maska ndërron.

Kjo është arsyeja që sa herë Presidentit i bie ose i çirret maska, aq herë Presidenti maskën e ndërron, dhe për t’u justifikuar për maskën e rënë ose maskën e çjerrë, nis e uluret, nuk kam faj, maskën nuk e hoqa, Maska Ra”, shkruan Spiropali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto