Kërkohet Ardi Veliu

09:48 17/09/20202min310
30ab0ac9-185c-4dd1-8d64-45b9caa070c4

Brenda 24 orëve kanë ndodhur disa ngjarje kriminale në vend. E para ishte vrasja e një 33-vjeçari në Rrogozhinë, ku viktima kishte qenë i dënuar për trafik droge në Itali.

E dyta ishte ngjarja që ndodhi në Bathore, ku u kunati vrau me armë kunatën, pasi një konflikti më shumë se tre vjeçar.

Një shpërthim me 400 gr tritol ndodh në një zonë të populluar, në një orar ku qytetarët dalin për shëtitjen e pasdites.

Personit që iu vu tritoli, nuk ishte një emër i panjohur për policinë shqiptare, pasi konflikti në Mirditë prej disa vitesh dhe ku ka marrë disa jetë njerëzish, është i njohur nga të gjithë.

Ditën e sotme, herët në mëngjes, vritet me armë zjarri, vëllai i Talo Çelës, edhe ky një emër shumë i njohur për policinë, i akuzuar për grabitjen në Rinas dhe disa ngjarje të rënda.

Të gjitha ngjarjet, mund të ishin parandaluar nëse Policia kriminale do të ishte në nivelin e duhur, dhe në vend që të mbledhë gëzhojat, të kishte mbajtur nën survejim personat në fjalë.

Por, siguria në Shqipëri është ku thërret qameti.

Këtu kemi një Drejtor të Përgjithshëm Policie, që është zhdukur dhe në vend që të dalë të flasë ai për situatën dhe të qetësojë qytetarët, del ministri Lleshaj dhe flet nëse do të jetë ministër deri për zgjedhje apo jo. E kujt i plasi nëse Lleshaj do të jetë ministër apo jo?!

Për ngjarjet e fundit, dhe jo vetëm të fundit në fakt, Ardi Veliu duhet të dalë të japë dorëheqjen, të mos fshihet më pas karriges, tashmë të pushtetit, e jo të policisë, se këto që po ikin janë jetë njerëzish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto