Kërkesa e opozitës për OSBE-në/ Gjiknuri: Nuk firmos letra të njëanshme

14:38 22/09/20203min93
1595522064_gjiknuri-770x433-1

Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri e ka cilësuar si të njëanshme letrën e opozitës së bashkuar për OSBE/ODIHR.

Në mbledhjen e radhës së këshillit politik Gjiknuri theksoi se nuk mund të firmosë letra të njëanshme, të cilat në këndvështrimin e tij janë vijim i retorikës politike.

Ai kërkoi nga opozita e bashkuar të sjellë një draft propozim konkret, pasi vetëm në këtë mënyrë mund t’i drejtohen OSBE/ODIHR.

“ODIHR i drejtohemi vetëm me produkt konkret. Pres propozimet tuaja konkrete per amendamentet. Tek ODIHR drejtohemi për mosmarrëveshjet për draftet, jo mosmarrëveshje teorike. Sipas 14 Janarit, ODIHR i kërkohet opinion për cështje të administrimit zgjedhor”, -mësohet të jetë shprehur Gjiknuri në mbledhjen e Këshillit politik.

Kujtojmë se opozita e Bashkuar paraqiti në mbledhjen e Këshillit Politik një kërkesë konkrete për të marrë asistencën e OSBE\ ODIHR për disa çështje themelore për të cilat palët nuk bien dakord. 5 pyetjet kryesore, të ngritura në kërkesën e paraqitur nga opozita, kërkojnë përgjigje për:

  1. A përputhet me standardet ndërkombëtare mekanizmi aktual i Kodit për koalicionet dhe formula e shpërndarjes së mandateve?
  2. A i lejon listat e hapura mekanizmi dhe formula aktuale dhe a është në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR.
  3. A mund të ndryshohen njëanshmërisht rregullat zgjedhore 6 muaj para zgjedhjeve?
  4. A minon barazinë në garë dhe a bie ndesh me disa standarde të OSBE/ODIHR ndryshimi i njëanshëm i rregullave shumë afër zgjedhjeve?
  5. Në kushtet e mosdakordësisë, cila është një zgjidhja në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR për zgjedhje demokratike?

Në letrën drejtuar OSBE/ODIHR, ku shpjegohet edhe qëndrimi i palëve, opozita thekson se koha e përgjigjes është shumë e rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto