Kërkesa e Ardian Dvoranit për t’u rikthyer në KED. Çfarë vendosën anëtarët në mbledhjen e sotme

21:51 16/09/20204min117
dvorani5-e1595510390869

Këshilli i Emërimeve në Drejtësisë nuk ka shqyrtuar kërkesën e Ardian Dvoranit për t’u rikthyer në detyrën që mbante para se Këshilli i Lartë Gjyqësor të shpallte mbarimin e mandatit të tij si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Me mbarimin e këtij mandati, Dvorani u largua automatikisht edhe nga të qenit drejtues i KED-së.

“Anëtarët e KED u shprehën se nuk hyn në veprimtarinë dhe kompetencën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, vendimmarrja e kërkuar me anë të “Njoftim Qëndrimi“ të përcjellë nga Z. Ardian Dvorani”, thuhet në njoftimin e KED-së publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë.

Dvorani kërkoi rikthimin në Këshillin e Emërimeve të Drejtësisë nëpërmjet një letre publikuar më 21 gusht, drejtuar Vitore Tushës, anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e cila drejton aktualisht KED-në.

Kalimi nga anëtar i Gjykatës së Lartë në Gjykatën Administrative të Apelit nuk përbën pengesë. Mandati im si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është deri në fund të vitit 2020”, shprehej Dvorani në letër.

fgjnghjghjgh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto