Kërcënon Ilir Meta: Do nxjerrim të gjithë emrat e atyre që….

11:51 05/10/20202min118
metaaaa-1

Presidenti Ilir Meta ka lëshuar paralajmërimin e radhës teksa ka kërkuar që të mos ngrihet dorë mbi 5 qershorin.

Paralajmërimi i Metës ka ardhur teksa Kuvendi është mbledhur për të diskutuar dhe votuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Meta u shpreh se institucioni i Presidencës do publikojë emrat e të gjithë atyre që duan ta rikthejnë Shqipërinë 30 vite pas.

“E ashtuquajtura mazhorancë të thellohet, po ashtu të ashtëquajturit opozitë, nuk duhet tu shkojë mendja të mbyllin integrimin e Shqipërisë. Sot ai që ngre dorën për të prekur 5 qershorin ai ngre dorën kundër integrimit Evropian të Shqipërisë. Unë dëshiroj qytë mos e bëjë.

Kushdo që ngre dorën do të ketë përgjegjësi individuale. Vetëm duke respektuar marrëveshjen, duke bërë zgjedhje të lira e demokratike, ne çelim negociatat, por edhe japim shembull për cdo vend tjetër. Maqedonia e Veriut na ka dhënë një shembull të shkëlqyer se si kapërcehen problemet e brendshme dhe si zgjidhen krizat.

Të mos harrojë asnjë deputet se përgjegjësia e tij do të jetë individuale, nëse ngre dorën kundër të ardhmes evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto