Kërcënoi me thikë babain, arrestohet 26 vjeçari në Elbasan

11:16 26/10/20202min95
download - 2020-10-26T101504.873

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga ditën e sotme një 26-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Mësohet se i riu ka nisur disa herë babain e tij, e madje duke përdorur edhe thikën. Po ashtu, në pranga janë vënë edhe dy persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasin: B.H., 26 vjeç,  banues në Elbasan,  pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe ka kanosur me mjet  të mprehtë thikë babin e tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u kap dhe u  ndalua shtetasi: P.L., 33 vjeç,  banues në fshatin Valas, Elbasan,  pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale ” Vjedhja” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan , u arrestua në flagrancë shtetasi: E.Nj., 26 vjeç, banues në fshatin Stravaj, Prrenjas, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto