Këngëtare, moderatore dhe së fundmi aktore? Orgesa Zaimi nuk lë gjë pa provuar!

13:29 14/09/20202min47

auto_zaimi-e15610603915991561093263

Orgesa Zaimi njihet kryesisht si këngëtare dhe një këngëtare mjaft e mirë. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja gjë që Orgesa bën. Shpesh herë ajo ka folur edhe për pasionin e saj për radion, ku ka punuar paralelisht teksa bënte këngë të reja apo koncerte.

 

Përveç tyre, Orgesa këtë sezon të ri televiziv, do të shfaqet edhe si moderatore, në një emision fëmijësh në Tring. Por, nëse mendoni se Orgesa do të mjaftohej me kaq, e keni gabim. Së fundmi ajo ka sfiduar veten në aktrim, duke përdorur aplikacionin më trend të momentit, TikTok.

“Këto video i kam bërë nga simpatia që kam për filmat e vjetër ose më të mirët shqiptarë. Vajza i ka më me shumë dëshirë videot, ndërsa djali jo. Video e radhës që do realizojmë është mbi filmin Beni ecën vetë”, është shprehur Orgesa për Ëake Up. Videot e saj kanë marrë pafund komente pozitive, duke theksuar se jo vetëm Orgesa, por edhe dy fëmijët e saj qenkan aktorë të lindur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *