‘Kemi nevojë për ju!’ / Ministrja Manastirliu lëshon thirrjen e fortë për qytetarët shqiptarë

18:10 14/08/20202min92
4042e5e91075e68dfd4008c7bf422567_L

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë thirrje për solidarizimin e qytetarëve shqiptarë për të dhuruar gjak për pacientët talesemikë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se, që nga fillimi i vitit deri më sot në vendin tonë janë kryer rreth 17000 dhurime gjaku për personat me talasemi dhe qytetarët në nevojë.

Ndër të tjera ajo është shprehur se ka ende persona që kanë nevojë për gjak.

“Kjo është një kohë e pazakontë, e shënjuar veç vështirësive, edhe nga solidariteti për ata që kanë më shumë nevojë! Një akt i tillë human është dhurimi i gjakut. Me gjithë situatën e epidemisë në vend, nga fillimi i vitit deri sot janë kryer rreth 17000 dhurime gjaku për personat me talasemi dhe qytetarët në nevojë. Por, ka ende nevojë për dhurime vullnetare, për të mos e ndërprerë zinxhirin e solidaritetit në këto ditë të vështira! Bëhu Hero për dikë që ka nevojë për ty! Dhuro gjak, shpëto jetë,” shkruan Manastirliu në postimin e saj.

117905371_1021082158347834_5722544866337284757_n.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto