“Kemi informaicione”/ Monika Kryemadhi zbulon emrat: Ja kush e merr drejtimin e PS-së pas Ramës

09:33 15/10/20202min154
images (42)

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim deklaroi se ka informacione të sakta se kush do të jetë trashëgimtari i Partisë Socialiste, pas largimit të kryeministrit Edi Rama.

Në një intervistë për FaxNews, kryemadhi tha se pas Ramës, drejtimin e PS-së do ta marrë Erion Veliaj, Taulant Balla ose ndonjë grua. Për këtë të fundit, Kryemadhi nuk dha asnjë emër.

Pjesë nga Intervista

Bejdo Male: Ka zëra që më shumë shqetësim i Edi Ramës është Erion Veliaj, sepse nëse fiton mandat të tretë Edi Rama, Erion Veliaj duke ju konsumuar dy mandate del jashtë PS-së, kur ai e ka shpallur veten trashëgimtar të saj, sesa opozita shqiptare!? Ka ndonjë të vërtetë?

Monika Kryemadhi: Nuk besoj, Erion Veliajn Edi Rama e ka një kafshatë. As nuk e besoj fare por do të shikojmë si do të ecë lista e deputetëve, di që ka një konkurencë të madhe. Vetë në PS janë të bindur se një mandat i tretë është 1000% i pamundur. Por beteja është midis liderëve të nivelit të dytë se kush do të jetë trashëgimtari i Partisë Socialiste, Erion Veliaj, Taulant Balla apo ndonjë grua. Nuk është ide, kemi informacione, por ka kohë për këtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto