Kavajë/ Burri masakrohet me thikë në mes të lokalit, policia pi kafen tek tavolina përballë-VIDEO

15:39 20/09/20202min317
Kavaje

Një burrë është masakruar me thikë në mes të një lokali në Kavajë.

Ngjarja është bërë publike përmes një video të dërguar te JOQ, ku shihet se si një burrë goditet me thikë nga person i cili hyn në ambientet e lokalit me thikë në dorë dhe më pas godet shtetasin Besnik Çelmeta, i cili ka mbetur i plagosur.

Ndërkaq, sipas denoncimit, autori quhet Rizan Aliu dhe dyshohet se në Itali ka ushtruar aktivitete kriminale dhe prostitucion.

Nipi i tij Sildi Çelmeta akuzon policinë se nuk po bën asgjë për arrestimin e Rizan Aliut, madje pinë kafen në lokalin e tij ilegal mëngjes për mëngjes.

Sildi shkruan:

Përshëndetje JOQ! Jam Sildi Çelmeta, jetoj në Gjermani dhe punoj si mësues. Para dyditësh daja im Bënsik Çelmeta u godit më thikë nga një kriminel që quhet Rizan Aliu, i cili ka ushtruar në Itali aktivitete kriminale me prostitucion dhe me pasurin ilegale ka ndërtuar shtëpi 5-katëshe pa leje dhe një lokal në Kavajë. Faleminderit!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto