Katrahura me pronat në Shëngjin / Ja me sa vite burg dënohet ish-kreu i Bashkisë Lezhë dhe bashkëpunëtorët e tij

13:08 17/09/20202min111
Shengjin1-720x450-1

Gjykata e Lezhës ka marrë sot vendimin për ish-Kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj në lidhje me akuzat tjetërsimin e pronave në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin, duke e dënuar atë me 4 vite burg.

Ndërkohë që ditën e sotme është dhënë vendimi edhe për zyrtarët e tjerë të akuzuar.

Më konkretisht, ish-drejtori i Hipotekës, Artan Djala është dënuar me 2 vite burg, ish-kryetari i Qarkut Lezhë, Gjok Ndoka u dënua me 4 vite burg, nën kryetari i Bashkisë, Enver Hafizi me 1 vit burg, 3 vite burg për Juxhina Memën dhe 1.6 vite për Ardenis Haxhinë. Ndërkohë, është shpallur i pafajshëm Renato Malotaj, ish-futbollisti i Vllaznisë.

Ndërkohë, vetë Frrokaj i ka quajtur absurde akuzat e ngritura ndaj tij, duke shtuar se është i bindur në pafajësinë e tij, por që rezultoi krejt e kundërta.

NE FOTO: ISH-KRYEBASHKIAKU I LEZHES, FRAN FRROKAJ

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto