Katër vite pas ndarjes, Brad ka një kërkesë publike për Angelina Jolie…

13:46 06/10/20202min106
download (38)

Aktorja e njohur në mbarë botën Angelina Jolie ka qenë në fokus të medieve rozë pas ndarjes së bujshme nga Brad Pitt, në vitin 2016. Të dy i dhanë fund martesës në mënyrë paqësore por për vite me radhë ka pasur keqkuptime mes tyre lidhur me kujdestarinë e fëmijëve apo çështjet e tjera të dokumenteve të divorcit.

Procesi i dakordësimit vijon ende, ndërkohë Pitt ka kërkuar kushte të barabarta lidhur me kujdestarinë e fëmijëve të tyre. “Brad po kërkon që kujdestaria të vendoset 50 me 50. Angelina dëshiron të jetë e drejtë kur bëhet fjalë për kujdestarinë. Ajo është shumë e strukturuar me fëmijët. Brad shpreson ta bëjë këtë të funksionojë për shkak të rëndësisë bashkë-prindërore.”, tha një burim i afërt.

Pak kohë më parë Angelina reagoi për romancën e re të ish bashkëshortit të saj, duke rritur akoma më tepër tensionet mes tyre. “Angelina është e tërbuar për veprimin e Brad. Ajo pretendonte se mund të kishin një bisedë pas një vere të tmerrshme, ndërsa tani gjërat kanë dalë jashtë kontrolli”, u shpreh për mediat një burim pak kohë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *