Katër viktima në 24 orët e fundit, ja sa raste të reja me të infektuar në gjithë vendin

16:13 06/09/20203min136
covid 2

Gjatë 24 orëve të fundit nga 847 testime të kryer kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 153 persona.

 

Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik tha se katër pacientë e kanë humbur jetën në spital, nga koronavirusi, një 64 vjecar nga Durrësi dhe 3 qytetarë nga Tirana.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet Covid, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar një 64 vjeçar nga Durrësi, dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 81 vjeçar, një 85 vjeçare dhe një 87 vjeçar. I shprehim ngushëllimet familjarëve“, tha ajo.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 61 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 12 në Durrës, 11 në Shkodër, 9 në Vlorë, 8 në Elbasan, nga 6 raste Lezhë, Mirditë, nga 3 raste Kavajë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Kurbin, Tropojë, Mat, Maliq, nga 1 rast Krujë, Fier, Has, Berat, Përmet, Kuçovë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment.
Rikthimi i nxënësve në shkolla dhe i punonjësve në punë me kapacitet të plotë e rrit rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Prandaj i drejtohemi qytetarëve dhe bizneseve të kenë më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik.
Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.
Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (6 Shtator 2020)
Testime totale 67904
Raste pozitive 10255
Raste të shëruara 6106
Raste Aktive 3833
Humbje jete 316 (Qarku Tiranë 152, Durrës 42, Shkodër 36, Elbasan 19, Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, , Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2045
Durrës 450
Shkodër 302
Lezhë 216
Elbasan 160
Korçë 145
Vlorë 134
Kukës 132
Fier 111
Berat 68
Dibër 35
Gjirokastër 35

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto