Katër receta me arra: Arrat janë të njohura nga lashtësia për cilësitë shëruese – do ta ruajnë shëndetit tuaj!

00:22 19/09/20202min101
arrat

Në popull arrat janë të njohura si pastrues gjaku, ilaç për sëmundje të mushkërive, kolitin e zorrëve, muskuj të fort dhe shikim të mirë

Në banjë edhe si kompresë përdoret kundër plagëve të infektuara dhe ekzemës, sëmundjeve të lëkurës, inflamacionit të syve, etj.

Djersitja e shputave

Në dy litra ujë hidhni pesë lugë supe fletë të grira të arrave dhe lëvore bungu. Hidhini në ujë  dhe zieni rreth dhjetë minuta. Kur të bëhet uji i vakët, atëherë me të lani këmbët. Pas larjes mos i fshini, por lini të thahen vetë.

Për forcim të flokëve

Bluani dhjetë lugë supe arra, pastaj hidhini në një litër 96% alkool. Shishen mbylleni mirë dhe dy javë mbajeni në vend të ngrohtë. Me atë lëng bëni masazh kokës çdo mbrëmje dhe pastaj thani flokët.

Kundër dhembjeve

Përzieni një litër vaj ulliri të parafinuar me 10 lugë supe arra të grira.Lëreni një muaj në vend të ngrohët, duke e tundur çdo ditë disa herë, pastaj përdoreni për masazh në vendet të cilat ju dhembin.

Me mjaltë

Në kombinim me mjaltin, arra është e jashtëzakonshme në mbrojtjen e gjëndrave, ndërkaq organizmit i siguron vitaminat, mineralet, proteinat, yndyrnat, karbohidratet e nevojshme.

.

Këshillë: Këto receta nuk kanë për qëllim të zëvendësojnë këshillat nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor. Po ashtu, ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *