Katër pacientë humbin betejën me COVID-19, ja sa persona u shëruan gjatë 24 orëve

16:37 13/09/20202min125
koronavirus

Ministria e Shëndetësisë njofton se katër pacientë kanë humbur betejën me COVID në 24 orë. Keshtu numri i viktimave ne total ka shkuar ne 334.

“Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID19 një 53 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana, një 68 vjeçar nga Durrësi dhe një 73 vjeçar nga Korça. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju shpreh ngushëllimet familjarëve”, njofton Ministria.

Aktualisht në të dy spitalet COVId, atë Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Fatmirësisht betejën me virusin e kanë fituar 75 qytetarë, duke e çuar kështu numrin e të shëruar që nga fillimi i pandemisë në 6569.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 168 persona. Keshtu numri i te infektuarve qe nga shperthimi i pandemise ka shkuar ne 11353.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto