Kastriot Islami shpërthen ndaj Ramës: Injoranti i Surrelit flet me siguri për maska me copë të çfarëdoshme që mbrojnë nga virusi!

11:34 15/10/20201min84
download - 2020-10-15T113319.716

Ish-deputeti Kastriot Islami ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale në lidhje me deklaratën e Kryeministrit Rama për maskat e përgatitura vetë për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Sipas Islamit ky propozim i Ramës nuk është i konsultuar me ekspertët e fushës dhe e ka cilësuar atë si jo serioz dhe arrogant.

Reagimi i plotë i Kastriot Islamit:

Propozimi i Ramës, i pa konsultuar me ekspertët e çështjeve të virusologjisë për çështjen e detyrimit të përdorimit të çdo lloj maskë në mjedise të hapura duket jo serioz dhe arrogant, dhe të kujton shprehjen: hedh një budalla një gurë në ujë dhe futen njëqind të mençur për ta nxjerrë… Sidomos pjesa ku injoranti i Surrelit flet me një siguri prej idioti për detyrimin për të mbajtur një maskë të bërë vetë me një copë të çfarëdoshme????!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto