Karantinë 1 javë për këdo që udhëton drejt Greqisë, rregullat e reja hynë zyrtarisht në fuqi!

09:27 16/08/20202min141
kakavije-10-1-752x440-1-696x407-1

Prej ditës së sotme, çdo qytetar që do të udhëtojë drejt Greqisë do të duhet të qëndrojë për 7 ditë në karantinë. Pikërisht vendosja e kësaj mase, bëri edhe që mijëra qytetarë të dyndeshin drejt kufirit për të kaluar përpara datës 16 gusht për të shmangur karantinën.

Gjithsesi, pritet që ditën e nesërme, të jepen edhe masa  të reja rreth lëvizjes ndërmjet dy shteteve.

Një nga masat e reja që do të shtohet prej ditës së hënë, është kryerja e tamponit Covid-19, ku rezultati i testit nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë në momentin që qytetari kalon në doganë. Gjithashtu, duhet një vërtetim në anglisht, bashkë me të dhënat vetjake si dhe plotësim i formularit PFL në faqen e autoriteteve greke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto