Karantina e pjesshme/ Ziu: Pas orës 22:00, dyfishojmë policët në terren

18:20 11/11/20203min72
dhimitraq-ziu

Nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu iu ka bërë apel qytetarëve që të zbatojnë masat e marra që futen në fuqi mbrëmjen e sotme pas orës 22:00.

Në një prononcim për mediat, Ziu thekson se çdo qytetar që do të kapet në shkelje do të gjobitet 10 mijë lekë, nëse ka përsëritje do i bllokohet automjeti dhe mund të dënohet edhe me burg deri në 6 muaj.

Sipas tij, ndëshkime do të ketë edhe për bizneset që shkelin rregullat, të cilëve mund tu pezullohet aktiviteti deri në gjashtë muaj, në raste përsëritjeje.

Do të vazhdojmë me gjobat që janë parashikuar në aktet e mëparshme normative, nga mos mbajtja e maskës, distancimi fizik, lokalet deri në orën 20:00 nuk do të ketë më pas muzikë. Krahas gjobës, për qytetarët është bllokimi i mjetit, kur kemi vepër penale nëse është ndëshkuar 2 herë, atëherë ndëshkohet me gjobë deri në 6 muaj burg. Për bizneset, parashikohet mbyllje të aktivitetit deri në 6 muaj dhe nëse ka vepër penale burg. Nuk do të lihet asnjë pjesë e Kodit Penal pa u zbatuar.

Ne do ta kontrollojmë territorin në të gjithë Tiranën. Veprojmë me zona policore, që do të thotë që çdo komisariat është i ndarë në 5 apo 6 zona policore dhe do të ketë përgjegjës shef sektori që do të drejtojë shërbimin. Do të ketë shërbime të ndryshme në pika kontrolli. Po iu bëjmë me dije që të gjitha shërbimet që shikoni të vendosura, nuk vendosen në mënyrë formale apo rutinë

Në orën 22:00 policia do të dyfishohet, me apo uniformë që të gjejë në maksimum zbatimin e këtij akti. Krahas masës administrative për shtetasit, është në fuqi masa me 10 mijë lekë të reja. Përjashtohen nga ky rregull të gjithë institucionet dhe punonjësit e tyre që kanë shërbim emergjence të domosdoshëm, ku përfshihen Policia e Shtetit, Urgjencat Mjekësorë, mjekët, infermierët, zjarrëfikëset dhe agjensitë e tjera ligjzbatuese që janë në aktivitet,”- tha Ziu ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *