Kapshticë/ Qindra emigrantë shqiptarë në pritje për të kaluar kufirin, të tjerë kthehen pas për shkak të formularit

11:19 11/09/20201min82
emigrantet

Kthimi i qytetarëve shqiptarë drejt shtetit fqinj Greqisë përmes pikës kufitare të Kapshticës ka krijuar sërish radhë të gjata këtë të premte.

Kuota prej 300 personash nuk është plotësuar ende, ndërsa siç duket edhe në video fluksi i emigrantëve është tejet i madh.

Mësohet se dhjetëra emigrantë shqiptarë janë kthyer pas pasi policia iu thotë se nuk i kanë formularët online në rregull.

Qytetarët i kanë lejet e udhëtimit fotokopje dhe jo me bar-code nga agjencitë. Për këtë janë kthyer pas dhe në vijim pritet të vendoset se çfarë do të ndodhë me ta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto