Kapet me 23 kg cannabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet 45 vjeçari në Fier

13:30 04/09/20202min110
kanabis-oborr

Një 45 vjeçar nga Cakrani është arrestuar nga policia, pasi i janë gjetur në oborrin e shtëpisë 23 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe disa bimë cannabis të mbjella.

Operacioni i policisë është zhvilluar pas informacioneve që policia e Fierit kishte marrë.

Njoftimi i policisië:

Vijojnë goditjet ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë, i koduar “Vjeshta”.

Operacioni nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier.

Sekuestrohen rreth 23 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe bimë cannabis.

Vihet në pranga autori.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë informacioneve të mara në rrugë operative, Policia e Fierit zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Vjeshta”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

  1. B. (S)., 45 vjeç, banues në Cakran, Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 45-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 23 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe disa bimë cannabis të kultivuara në oborrin e banesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto