Kapet gomonia me 2 mln euro drogë/Arrestohet trafikanti shqiptar dhe italian

Foto-01-1-696x522

Një trafikant shqiptar dhe një italian kanë në prangat e policisë, ndërsa po përpiqeshin të dërgonin gati 180 kilogramë drogë në brigjet e Salentos, me një vlerë me çmim pakice përreth 2 milion euro.

Forcat detare pikasën një gomone prej rreth 6 metrash, ku edhe filloi ndjekja në det.

Inspektimi në bordin e anijes çoi në zbulimin e sasisë së madhe të drogës e fshehur në një fund të dyfishtë: 152 kilogramë marihuanë dhe 26 kg hashash.Gomonia e përdorur për trafik droge, u sekuestrua, ndërsa dy kontrabandistët u arrestuan për posedim dhe trafik droge dhe u dërguan në burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto