Kapen me 275 kg drogë në një kamion, arrestohen tre shqiptarë

14:19 05/12/20201min117
d2 (1)

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë Italiane, pasi akuzohen se trafikonin lëndë narkotike.Siç shkruajnë mediat italiane operacioni i policisë në Rimini të Italisë u bë në natën midis 3 dhe 4 dhjetorit.Bëhet me dije se në pranga ka rënë një 26-vjeçar, një 39- vjeçar dhe një 45- vjeçar, të tre shqiptar.

Skuadra Lëvizëse Rimini ka sekuestruar 275 kg drogë, nga të cilat ishin 160 kg hashash dhe 115 kg marijuanë.Mediat italiane bëjnë me dije se droga ishte e fshehur në një kamion pas paletave me detergjentë. Mbi pako e drogës ishin stampuar figura nga programi televiziv ‘Valide’ dhe figura të serialit për fëmijë ‘Goku’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto