Kaosi në Kakavijë / Bëhet i gjallë edhe Gent Cakaj, telefonon ministrin grek, ja çfarë i kërkon atij

18:46 14/08/20201min79
65b8edec55b979d41729b5108aee6b9b_L

Radhët kilometrike në Kakavijë që vazhdojnë prej 3 ditësh, me shqiptarët që po sfidojnë temperaturat e larta, kanë vënë më fund në lëvizje edhe shtetin shqiptar.

Kështu, pas ministres Olta Xhaçka, e cila pak më parë shkoi personalisht në Kakavijë, ka ardhur edhe reagimi i ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm të Greqisë, Varvitsiotis.

Cakaj bën me dije përmes një postimi në ‘Twitter’ se kanë biseduar për të lehtësuar kalimin kufitar në Kakavijë.

“Duke respektuar të gjitha masat dhe forcimin e grupeve që punojnë në kufi, ne jemi duke ndjekur vazhdimisht situatën për të lehtësuar ngarkesën në kufi”, shkruan Cakaj.

Kujtojmë që, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar në Kakavijë, Ministria e Mbrojtjes vendosi në dispozicion të qytetarëve disa ekipe mjekësore dhe autoambulanca, si dhe shërbime higjieno-sanitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto