Kaos në qeveri / Pas Zv.Drejtorit të Policisë, jep dorëheqjen edhe zyrtari i lartë i Ministrisë së Brendshme

11:32 18/09/20202min210
Lleshaj-Lezhe-2-750x375-1

Pas dorëheqjes së zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Arsen Sinomati, një tjetër dorëheqje është bërë publike ditën e sotme, por tani në Ministrinë e Brendshme.

Bëhet fjalë për Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj ministrie, Plarent Ndreca, i cili është dorëhequr këtë të premte (18 shtator).

Nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes së Ndrecës nga ky pozicion që e mbante që prej 18 korrikut të vitit 2019, kur ai u emërua në këtë post nga vetë Kryeministri Rama.

Kujtojmë se Plarent Ndreca më herët ka punuar edhe si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit kur dikasteri drejtohej nga Lindita Nikolla.

Mësohet se ai është zëvendësuar nga Elena Pici, e cila vjen nga Këshilli i Ministrave.

Në foto: Plarent Ndreca

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto