Kanye West/ Ishte i sigurt për fitoren në zgjedhjet presidenciale por dështon me sukses

12:30 04/11/20202min88
14xp-kanye-superJumbo-v3-696x464-1

Kanye West, bashkëshorti i Kim Kardashian njoftoi fansat e tij me anë të një postimi në rrjete sociale rreth tri muaj më parë, se ai ishte gati për të kandiduar për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. West publikoi njoftimin zyrtar në rrjet, ku shkroi: “Ne tani duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë”, shkroi West në Twitter mbrëmjen e së shtunës. “Unë jam duke kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara!”.

Njoftimi i tij nuk u mor aspak seriozisht nga publiku, pasi pak kohë më vonë ai tha se do të tërhiqej nga gara presidenciale përballë Donald Trump e Joe Biden mirëpo gjatë një interviste ai tregoi krejt të kundërtën madje shprehej optimist se mund të fitonte zgjedhjet e këtij viti.

“Nëse s’ndodh tani, unë jam 100% i sigurt se do fitoj në vitin 2024. Ka shumë gjasa të jem demokrat.”, tha West disa ditë më parë, ndërkohë që sot ka pranuar me krenari humbjen.

Ai mori thuajse 57 mijë vota në total, ndërkohë që nuk ka humbur kohë për të nisur ‘fushatën’ për vitin 2024. Me anë të një postimi në ‘Twitter’ reperi ndau dhe sloganin me anë të një fotografie të tijën në të cilën shfaqej përpara një harte elektorale shoqëruar me mbishkrimin: “Welp Kanye 2024”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *