Kanë nisur dhe “incidentet” e para në SHBA/ Një kamion me njerëz të armatosur drejt vendit të numërimit

19:37 06/11/20201min87

Kandidati demokrat Joe Biden duket se do jetë presidenti i ri i SHBA, edhe pse nuk ka marrë zyrtarisht fitoren.

Donald Trump pretendon për parregullsi dhe ka paralajmëruar një betejë ligjore, ndërkohë në vend duket se kanë nisur dhe “incidentet” e para.

VOA shkruan se policia e Filadelfias tha të premten se po heton një komplot të pretenduar për të sulmuar Qendrën e Konferencave të Pensilvanisë, ku po vazhdon numërimi i votave.

Policia tha se mori një informacion në lidhje me një kamion me njerëz të armatosur që po shkonte drejt vendit të numërimit të enjten.

Ajo tha se kishte arrestuar dy persona dhe u kishte konfiskuar armët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto