Kanë hatërmbetje? Emina Cunmulaj dhe Adrola Dushi krijojnë momentin e sikletshëm në emision

12:40 29/09/20204min114
addd-1

Emina Cunmulaj, Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi, ishin ndër të ftuarit e parë të “Shiko kush luan”. Puntata e parë kaloi me sportivitetin që e karakterizon këtë program, por ama mes disa të ftuarave u vu re një farë “sikleti” le ta quajmë. Në rubrikën e fundit të emisionit, “Ndaje ose haje”, të ftuarit i bëjnë njëri-tjetrit pyetje të sikletshme dhe si dënim kur nuk përgjigjen, duhet të konsumojnë disa ushqime të çuditshme.

 

Lori Hoxha i ka kërkuar Eminës të renditë modelet Xhesika Berberi, Adrola Dushi, Angela Martini dhe Tika Camaj, nga më e mira tek më pak e mira. Teksa bëri renditjen, Emina u shpreh: “Xhesika Berberi e para, sepse mendoj se ka korrur më tepër sukses në SHBA sipas përshtypjes time. Angela Martini e dyta, Adrola Dushi sepse tani po e takoj për herë të parë dhe Tika Camaj.”

 

Menjëherë Adrola i është “kundërpërgjigjur” duke i rikujtuar Eminës se kjo nuk ishte hera e parë që takoheshin, pasi kurorën e Miss-it, ka qenë pikërisht Emina që ia ka vënë Adrolës në kokë. Nga toni i Adrolës,u duk se ndërhyrja e saj gjatë përgjigjes së Eminës nuk ishte edhe aq e “përzemërt”, megjithatë Emina e ka anashkaluar këtë moment me elegancë, duke shtuar se kjo ishte hera e parë që ato të dyja po kalonin një kohë më të gjatë bashkë dhe po njiheshin më tepër.


Sikur të mos mjaftonte ky moment i sikletshëm, përgjatë vazhdimit të rubrikës, bie tepër në sy fakti që Adrola dhe Xhesika të cilat janë ulur pranë, fillojnë t’i flasin njëra-tjetrës në vesh, për të mos u dëgjuar nga të tjerët. Ky veprim i bërë fill pas përgjigjes së Eminës, e bën akoma më të pakëndshëm këtë situatë për sytë e publikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto