“Kanë bërë marrëvshje”/ Jozefina Topalli: Turp i Bashës, voton ministrin e Ramës dhe rrëzon kandidatin e PD

15:53 08/10/20202min134
jozefina-topalli-edi-rama-lulzim-basha

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, ka reaguar pas zgjedhjes së Ilirian Celibashit në krye të Komisionit Qëndror të zgjedhjeve.

Topalli akuzon kreun e PD Lulzim Bashën, se emrat e përzgjedhur në KQZ janë në marrëveshje të plotë me kryeministrin Edi Rama.

“Ne një akt i turpshëm, Basha votoi ministrin e Edi Rames dhe rrëzoi Zëvendës Kryeministrin e Partisë Demokratike”- shkruan Topalli duke iu referuar mos përzgjedhjes së Ilir Rusmajlit në krye të KQZ, i propozuar edhe nga vetë PS.

Postimi i plotë:

Para dy ditesh ne Parlament, Rama ne marreveshtje me Bashen votoi emrat e KQZ se re.

Sikur Basha te kishte kontestime per ndryshimet Kushtetuese apo per mbylljen e listave permes hapjes se rreme , ky i fundit nuk do te kishte derguar ne Kuvend emrat e tij.( Emra qe moren voten e Rames)

Perkundrazi, ata ishin ne sintoni per cdo gje. I vetmi kontestim qe Basha kishte,ishte Ilir Rusmaili.

Ne nje akt te turpshem, Basha votoi ministrin e Edi Rames dhe rrezoi Zevendes Kryeministrin e Partise Demokratike.

Ilir Rusmaili eshte njohesi me i mire i zgjedhjeve, eshte profesor i se Drejtes Kushtetuese. Ai i eshte bashkengjitur Partise Demokratike qe prej 3 dekadash. Nje nder mendjet me brilante te kesaj Partie .

Votimi i Bashes per ministrin e Rames me kujtoi marreveshtjen e 2017 kur lB detyroi grupin parlamentar te votoje listen e vetingut qe fillonte nga Ina Rama deri tek militantet me famos te Kryeministrit.

Sa bukur merren vesht shahistet per te ruajtur karriget e tyre. Meritokracia, vlera , parimet e dija nuk kane asnje vlere per ta!-shkruan Topalli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto