Kandidatët e PD-së/Anëtarësia thirret t’i votojë, mungon Flamur Noka. Kualifikohet vëllai i Çim Pekës

10:30 24/09/20203min186
unnamed-11

Komisioni i Vlerësimit të Partisë Demokratike ka përFlazgjedhur kandidatët të cilët përmbushin të gjithë elementët e nevojshëm për ecurinë në karrierë, për përfaqësim politik të Partisë Demokratike, në nivel qendror apo lokal sipas nenit 62 të statutit të PDSH-së.

Të gjithë këta kandidatë do t’i nënshtrohen vlerësimit dhe votimit të anëtarësisë. Dhe për këtë arsye anëtarët e Partisë Demokratike janë thirrur të votojnë në bllok për listën e kandidatëve ose të refuzojnë një prej tyre.

Lista që do t’i nënshtrohet konsultimi me anëtarësinë, është si më poshtë:

Dega Kukës, Qarku Kukës:

  1. ADMIR SINAMATI
  2. ARBEN CEJKU
  3. BASHKIM SHEHU
  4. IBRAHIM BRUKA

5.SAHIT PRIZRENI

  1. VJOLLCA VATA

Dega Tropojë, Qarku Kukës:

  1. BESNIK DUSHAJ
  2. FERIDE RRAHMANI
  3. ISUF ÇELA
  4. LUSH SUSAJ
  5. MIMOZA HAJDARMATAJ
  6. XHEM NEZAJ

Dega Has, Qarku Kukës:

  1. AVENIR PEKA
  2. DEMUSH KASTRATI
  3. ELEZ MACI
  4. ISMET JAKU
  5. ZENEL KASTRATI

Në këtë listë bie në sy mungesa e emrit të Flamur Nokës, një nga më të rëndësishmit në këtë qark. Ndërkaq në listë është ish-drejtori i Pronave Avenir Peka, njëherazi vëllai i gazetarit Çim Peka.

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët që konfirmohen nga antarësia, i nënshtrohen vlerësimit të Komisionit në fazën e tretë, ku secili anëtar voton bazuar kryesisht në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi, rreth 300 kandidatë që do të kalojnë edhe fazën e tretë, lista i dorëzohet për vendimmarrje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto