Kandidat mes PD dhe LSI / Ja kë zgjedh Lefter Maliqi mes Bashës dhe Metës si Kryeministër të ardhshëm

19:23 11/09/20202min108
Lefter Maliqi

Deputeti i opozitës së bashkuar, Lefter Maliqi, ka deklaruar në një intervitë se do të zgjidhte Ilir Metën si Kryeministër para kryedemokratit, Lulzim Basha.

Ai është shprehur në një intervistë për ‘Report Tv’ se e sheh veten si kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme mes PD-së dhe LSI-së.

“Mes Bashës dhe Metës, unë zgjedh presidentin aktual si kryeministër. LSI është vendimtare për qeverisjen. Forcat e reja politike kanë shumë pak mundësi të marrin mandate. Për opozitën e re kam vlerësimet dhe rezervat e mia sepse pjesa më e madhe janë të përdorur. Për zonjën Hajdari kam respekt për shkak se është vajza e të ndjerit Azem hajdari. Jam i bindur se nga opozita e re nuk shoh ndonjë deputet të ardhshëm. 70% unë do të jem deputet por mbetet në dorën time, pasi elektorati do që unë të jem deputet. Me votat e mia partitë kanë fituar në Berat. Kam dëshirë që të jem deputet mes PD-së dhe LSI-së, por nuk përjashtohet mundësia të jem në ndonjë forcë tjetër të opozitës së bashkuar. Me këdo që do të jem unë do të kthehet rezultati. Rama e di edhe vete që ka gabuar me mua dhe do të marrë ndëshkimin më të rëndë në qarkun më të majtë të Shqipërisë, në Berat. Unë jap dorëheqjen nëse Rama nuk humb në Berat”, tha Maliqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto