Kanada, pas 5 vitesh kërkon falje gjykatësja që i kërkoi myslimanes ta heqë shaminë

18:40 11/09/20204min70

kanada-696x392

Gjykatësja Eliana Marengo theksoi se është penduar për shqetësimin e shkaktuar dhe se kurrë nuk kishte ndërmend të ofendonte ose të shfaqte mungesë respekti

Toronto

Gjykatësja e cila nuk pranoi të dëgjonte rastin e një gruaje myslimane për shkak të shamisë së saj në Quebec të Kanadasë i kërkoi falje asaj pas pesë vjetësh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor në Quebec, organi më të lartë disiplinor për gjyqtarët në këtë provincë kanadeze, sipas një vendimi të marrë, zhvilluan një seancë në internet me gjyqtaren Eliana Marengo dhe myslimanen Rania El-Alloul, rastii së cilës nuk u dëgjua pesë vjet më parë.

Gjykatësja Marengo, e cila lexoi tekstin në të cilin kërkoi falje para anëtarëve të këshillit, tha se bëri gabim duke kërkuar nga El-Alloul që ta heqë shaminë e saj. Ajo theksoi se është penduar për shqetësimin e shkaktuar dhe se kurrë nuk kishte ndërmend të ofendonte ose të shfaqte mungesë respekti.

Marengo rikujtoi se si në gjykatë shaminë e El-Alloul e kishte krahasuar me kapelë dhe syze dielli.

“Referenca ime për kapelat dhe syzet e diellit thjesht kishte për qëllim të ilustronte mënyrën se si zakonisht zbatohen rregullat e sjelljes në sallën e gjyqit dhe sigurisht nuk kishte për qëllim të mos ju respektojë ju apo bindjet tuaja. Ju kërkoj falje në mënyrën më të sinqertë”, tha Marengo.

Ndërkaq, Rania El-Alloul tha se e pranon faljen e Marengos.

Ndryshe, rasti kishte ndodhur në prill të vitit 2015, kur gjykatësja Marengo, duke cituar shaminë, nuk pranoi të dëgjonte rastin e myslimanes El-Alloul që kishte të bënte me një kundërvajtje në trafik.

Marengo kishte thënë se “sallat e gjyqit janë vende laike dhe ekziston rregull se para gjykatësit dilet me veshje të duhur, pa kapelë dhe pa syze dielli”, duke e vlerësuar edhe shaminë në të njëjtën kategori.

Marengo i kishte ofruar gruas myslimane dy mundësi për të vazhduar seancën, duke hequr shaminë nga koka ose duke angazhuar avokat dhe duke e dërguar atë në seanca.

Rania El-Alloul kishte refuzuar një gjë të tillë, duke deklaruar se ajo nuk kishte para për të angazhuar avokat dhe se nuk do ta hiqte shaminë e saj për shkak të besimit të saj fetar.

Pas këtij vendimi, gjykatësja nuk e vazhdoi seancën dhe njoftoi shtyrjen e saj për një kohë të pacaktuar.

Ngjarja kishte shkaktuar debate në Kanada dhe opinionin botëror, ndërsa El-Alloul kishtemarrë mbështetje nga bashkësia, përfshirë edhe nga kryeministri Justin Trudeau.

Në seancën e tij të fundit, Këshilli Gjyqësor në Quebec, në seancën e tij të fundit ku vlerësoi dhjetëra ankesa mbi zhvillimet, vendosi që gjyqtarja të kërkonte falje me shkrim përmes një letre nga El-Alloul.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto