“Kam varrosur për së gjalli vajzën time”, futbollisti i famshëm braktisi gruan për mbesën e saj: Mendoj se dhimbja do më shqyejë zemrën

17:34 09/09/20205min47
hulku8

Ndarja e yllit brazilian Hulk nga bashkëshortja e tij Iran Angelo për t’u martuar me mbesën e saj bëri bujë në media.

Dhe Iran Angelo ka reaguar për herë të parë, pesë muaj pasi sulmuesi i Shangai SIPG, u martua me mbesën e saj Kamila Angelo.

hulku-iran-angelo

Ajo ka shprehur dhimbjen e madhe që ndjeu nga tradhtia e mbesës dhe ish-bashkëshortit në mediat sociale.

“Ishte sikur të kisha varrosur vajzën time,” tha Iran duke komentuar martesën e ikonës së Brazilit me Kamillan në fillim të këtij viti.

hulku3

Hulk dhe Iran u ndanë pas 12 vitesh martesë. Ata njoftuan ndarjen e tyre në korrik të vitit 2019.

Ata kanë tre fëmijë së bashku, Hulk – Ian, Tiago dhe Alis.

Në një postim në Instagram, Irani Angelo shkruan se e kishte konsideruar Kamilan si vajzën e saj dhe se ishte e dhimbshme për të, që të pranonte faktin që ajo ishte martuar me ish-bashkëshortin e saj.

“Ishte si vajza ime, fëmija im i katërt. Unë i dhashë gjithçka që ajo dëshironte kur ishte e vogël dhe i besova asaj,”- shkroi Iran.

Ndërsa shtoi:  “Zgjohem dhe bie në gjumë pa e kuptuar pse më ndodhi e gjitha kjo. Dhimbja ështe e madhe, ndonjëherë mendoj se do më shqyejë zemrën, por Zoti vjen dhe më mbështet. Unë i dhashë kësaj vajze gjithçka që kur erdhi në botë. Sakrifikova  ëndrrat e mia kaq shumë herë për t’i bërë ëndrrat e saj realitet. 

Dhe këtu nuk po flas vetëm për të mirat materiale, pasi këto janë të lehta për tu dhënë kur ke para, por për dashurinë, afeksionin, vëmendjen, respektin … gjithçka. Ajo i dinte dobësitë, pasiguritë, dhembjet, frikërat, planet e mia dhe kishte dashurinë time të pakushtëzuar. 

Për mua, ajo ishte perfekte në gjithçka dhe unë e lejova të drejtonte jetën time. Nëse bëra një gabim, Zoti e di që kjo ishte për shkak se unë doja dhe besoja shumë. Sot jetoj me dhimbjen e varrimit që u bë me datën 21 dhjetor, në prag të Krishtlindjeve. Ishte e vështirë që të kaloja gjithë këtë kohë pa e kontaktuar, pa dëgjuar zërin e saj, pa e përqafuar.


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto