
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko pranoi se “mund të ketë qëndruar në pushtet për një kohë shumë të gjatë” sot por u zotua të mbante pushtetin pavarësisht protestave të vazhdueshme kundër fitores së tij të diskutueshme në zgjedhje.
Pranimi i rrallë i Lukashenkos vjen pas 26 vitesh në pushtet, ndërsa një nga drejtueset e opozitës u arrestua në kufi.
Duke folur në mediat shtetërore ruse “Rusia-24”, Lukashenko u citua nga një prej gazetarëve të pranishëm të thoshte: ‘Unë mund të kem qëndruar [në pushtet] pak gjatë. Por vetëm unë mund t’i mbroj Bjellorusët tani.”
Një tjetër raportoi se Presidenti tha: “Unë nuk do të largohem ashtu. Unë kam ndërtuar Bjellorusinë për një çerek shekulli, nuk do të heq dorë vetëm prej saj. Përveç kësaj, nëse largohem, mbështetësit e mi do të theren”.
“E dini se çfarë kemi arritur me krijimin dhe udhëheqjen? Nëse Bjellorusia bie sot, Rusia do të jetë e ardhmja”, shtoi Lukashenko.