‘Kam parë luftën, kur vrisnin njerëzit’, Endri Dumani flet për jetën në kampin Al-Hol: Na mësonin…

21:53 01/11/20202min191
-640-0-5f9f1c4f2692c

Pak ditë më parë Endri Dumani u kthye në Shqipëri nga Siria, së bashku me Floresha Rashën dhe 3 fëmijët e saj.

Endri në Siri ishte së bahsku me motrën e tij, Eva Dumanin, por ajo nuk mundi të kthehej. Ndërkohë në një intervitë për gazetarin Muhamed Veliu, ai ka rrëfyer për jetën e vështirë në kampin e Al-Hol.

12 vjeçari tregoi se kishte parë luftën dhe njerëz që vriteshin, ndërsa tregoi se në kamp mësonin arabisht dhe Kuranin.

PJESË NGA INTERVISTA:

Endri Dumani: Mësonim arabisht, na mësonin Kuranin. Shqip flisja me motrën, nënën dhe gjithë shqiptarët e tjerë. Kam lënë shumë pak shokë shqiptarë pas

Veliu: E ke parë luftën?

Endri Dumani: Po e kam parë, vrisnin njerëzit.

Veliu: Të dukej gjë e mirë?

Endri Dumani: As e keqe as e mirë. Më trembte pak. Babai nuk më thoshtë që gjë për luftën. Vetëm ikte dhe vinte.

Veliu: Ti pse luteshe?

Endri Dumani: Që të bashkohesha me familjen time në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto