“Kam gjithë familjen e sëmurë”/Angjelina Bregu rrëfen dramën pas tërmetit: S’po më japin asnjë zgjidhje për shtëpinë

11:00 07/09/20204min79
termeti-780x405-1 (1)

Familja Bregu në Lezhë është duke vuajtur pasojat e tërmetit ku shtëpia e tyre kategorizohet si e pabanueshme, ndërsa i duhet të përballet dhe me problemet e shumta brenda saj.

Angjelina Bregu prej 9 muajsh kujdeset për bashkëshortin e saj me epilepsi dhe vajzën me sindromën Doën në një kontenier i cili sa herë bie shi e fut gjithë ujin brenda.

Banesa e saj dhe dy familjeve të tjera që jetojnë në të njëjtën ndërtesë, është klasifikuar e pabanueshme që duhet shembur e rindërtuar, por deri tani kanë shkuar 5-6 konisione por asnjë zgjidhje s’ka marrë.

“Unë jam Angjelina Bregaj. Shtëpinë, ma ka rrëzuar tërmeti. Jemi 3 familje në një rreth shtëpie. Shtëpinë e kanë vlersuar të pabanueshme dhe e kanë vlerësuar për rindërtim. Më kanë ardhur nja 5-6 komisione këtu dhe as edhe një përgjigje nuk më kanë dhënë veç do vijmë sot, do vijmë nesër edhe asnjë ardh këtu nuk më ka. Unë jam vetë i katërti.

Kam burrin me sëmundjen e epilepsisë, kam vajzën me sindromën Doën, jam vetë me migrenë e me spontiatrozë, një djalë kam shëndoshë prej të madhit Zot se ne të tërë jemi të sëmurë. Kam një plak 73 vjeç, ka jetuar tërë dimrin vetëm në gërmadhat. Unë sot jetoj në garsoniere (kontejner) . Ha, pi, rri se unë aty nuk mund të hyj. çfarë bie shi jashtë më bie në garsoniere brenda. Ma kanë pru demek për të fortë. Garsonieren (kontenjerin) e kam veç me fjet për verë brenda se për dimër nuk bën.

Në të njëjtën ndërtesë ka jetuar edhe familja e Vatë Bregu i cili thotë se në çadër kushtet janë të vështura, ndërsa në shtëpinë e rrënuar ka rrezik.

“Jam kryefamiljari këtu. Shiheni vetë shëpinë se si është. Kanë ardh e kanë parë, s’ka ardh kush as do me dit gjë kush, pasha hajrin se tashi ne jena familjarë. I kanë pru këto dy çadra këtu po këto rrjedh sa rrjedh s’ësht me nejt gjithmonë në çadër as në atë hekurishten atje, atë llamarinën atje. Shtëpinë ma kanë nxjerr DS4, me e bë që nga themeli edhe hala tash sa muaj nuk ka ardh kush me pyet se ku rrin edhe ku jeton, pasha hajrin. Pra unë dua, vetë si plak unë e kam hangër kashtën e samarit, unë rri edhe atje në mal një plastmas, po kam hallin e kësaj vajzës së vogël edhe djalit me epilepsi, edhe them me vete edhe me e pas hasëm duhet me ndihmue”, shprehet Vatë Bregu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto