‘Kam frikë, nuk dua të shtrohem’ / Mjekja zbulon telefonatën e fundit me 65-vjeçarin që u hodh nga ‘Sanatoriumi’

16:26 08/09/20203min73
mjekja-1-780x405

Mjekja e qendrës shëndetësore në Klos, Valbona Kola ka folur për gjendjen e 65 vjecarit Hasan Mira, i cili i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi”, dy ditë pasi ishte shtruar për t’u trajtuar nga Covid-19.

“Gjendja e tij ishte pa diskutim e rëndë, përderisa unë e nisa për në Burrel dhe ato në Tiranë, me temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje, djersë, lodhje”. Nga ana psikologjike, mjekja thotë “nuk ishte keq”.

Teksa zbulon se ai gjithmonë e ka pasur fobi vizitën e paraqitjen në spital.

“Unë s’dua të shtrohem”, i kishte thënë i ndjeri doktoreshës kur gjendja ishte përkeqësuar e ajo i rekomandoi spitalin e Tiranës. “Por që ishim të detyruar ta përcillnim nga gjendja e rënduar, po ai s’donte në fakt”, tha mjekja për “Shqipëria Live”.

Mjekja shtoi se Hasan Mira nuk kishte pasur kurrë probleme psikologjike.

Ndërsa në telefonatën e fundit pasi ishte shtruar në spitalin Covid2, ai mësohet t’i ketë treguar mjekes së familjes, mike e shtëpisë, që aty nuk ishte aq keq sa ishte thënë.

“Dua të them që në darkë pasi familjarët u kthyen nga Tirana, më ka marrë në telefon e më tha, se kam qenë dhe mike për familjen, më tha në emër, ‘Vali s’qenka këtu në spital sç e kanë interpretuar në media njerëzit’ se kishte frikë, mos ishte si burg, por më tha se ishte mirë. Ai asnjëherë s’ka pasur probleme mendore apo të jetë trajtuar në këto 30 vite në dijeninë time. Sipas familjarëve ai ka pasur rezistencë për tu shtruar, nuk donte, por për shkak të gjendjes…Familjarët më thoshin është rëndë, djali ka qenë te spitali”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto