Ka nisur eklipsi diellor, ndiqeni live !

13:20 10/06/20212min56
-780-0-1426762887eclipse

Eklipsi diellor i quajtur ndryshe si “unaza e zjarrit” ka nisur këtë të enjte.

Eklipsi do të jetë i dukshëm pjesërisht nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja Veriore, Evropa, Azia Veriore, Rusia dhe Grenlanda, sipas kohës dhe datës. Mund ta shikoni drejtpërdrejt në internet në disa transmetime apo edhe direkt nëse jetoni në një nga këto zona por gjithmonë duke mbajtur pajisje mbrojtëse për sytë.

Eklipset diellore ndodhin kur hëna kalon para diellit, nga këndvështrimi i planetit tonë. Eklipset totale diellore të cilat janë relativisht të rralla ndodhin kur hëna mbulon tërë diellin, orbita e hënës është e anuar në lidhje me diellin dhe jo gjithnjë në rregull. Një “unazë zjarri” ose eklips unazor ndodh kur hëna është afër pikës së saj më të largët nga Toka gjatë një eklipsi, kështu që hëna duket më e vogël se dielli në qiell dhe nuk bllokon të gjithë diskun diellor.

duket më e vogël se dielli në qiell dhe nuk bllokon të gjithë diskun diellor.

 

 


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto