“Ka 17 vjet që më rreh me…”, pas deklaratës së Anitës, reagon Ramush Haradinaj

14:56 12/10/20203min114
images (36)

Ditën e sotme Anita Haradinaj ka reaguar publikisht me anë të një interviste pas lajmeve që qarkulluan nga mediat kosovare se ajo ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj. Bashkëshortja e ish kryeministrit të Kosovës tha se kjo nuk është e vërtetë, madje në periudhën kur nisën të qarkullonin lajmet, ajo ka qenë në Durrës dhe jo në Kosovë.

“Mua Ramushi ka 17 vjet që më rreh me dashuri. Nuk e di çfarë të them tjetër. Ky ka qenë një thashetheme shumë i ulët. Unë kam bërë një reagim në Facebook. Nuk e komentoi dhe as nuk dua ta komentoj sepse e ul nivelin tim dhe unë nuk dua të bie në nivel të asaj çfarë jam. Pavarësisht se e mbajnë veten për gazetarë nëpër media me histori kanë dëshmuar se për dy klikime më shumë kanë shitur gjithçka, edhe integritetin e vet. Kështu që unë nuk dua të bie në atë nivel dhe nuk do e komentoj më shumë se kaq. Veçse kaq, unë kam një burrë shumë të mirë dhe është shumë burrë shtetas dhe një baba i dashur ”, deklaroi ajo ndër të tjera në një intervistë ekskluzive për ‘Abcnews’.

Ndërkohë Ramushi ka gjetur mënyrën e tij të reagimit,,duke postuar në rrjete sociale një foto krah partneres së tij me rastin e datëlindjes së saj. Anita feston 40 vjetorin e lindjes dhe bashkëshorti e ka surprizuar me një buqetë me lule në këtë ditë të veçantë.

“Anita sot, urime gjithmonë/ RH”, ka shkruar ai, teksa çifti ka shkëmbyer puthje. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto