Juristja shqiptare Joana Lamaj, në World Humanitarian Forum në Londër

18:11 17/09/20201min95

kusho

Shqiptarja Joana Lamaj është juriste në World Humanitarian Forum (WHF) në Londër, shkruan albinfo.ch.

Duhet theksuar se si pjesë e organizatës ndërkombëtare humanitare dhe filantropike, ajo është në rolin e asistentes ekzekutive dhe qendron prapa eventit të mirënjohur në fushën e zhvillimit ndërkombëtar të përvitshëm “WHF New York 2020”.

“Jam shumë e ngazëllyer për ngjarjen digjitale të ardhshme të Forumit Humanitar Botëror”, ka shkruar Joana në Twiter.

Joana ka shërbyer gjithashtu pranë Përfaqësisë së Republikës së Shqipërisë në Londër si asistente ekzekutive dhe juriste.

Ajo është diplomuar në Drejtësi nga Universiteti i Tiranës dhe mbanë titullin Avokate. /Albinfo.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *