“Ju lutem, mos shani nga nënat”, përlotet Mehdi Malkaj

08:20 23/10/20202min95
Screenshot_2-50

Aktori i njohur Mehdi Malkaj është bërë viral në rrjetet sociale pas deklaratës së tij ndaj nënave.

I ftuar sot në ‘Abc e Mëngjesit’, ai ka shpjeguar arsyen e kësaj deklarate. Malkaj ta treguar se nëna e tij ka ndërruar jetë kur ai ishte 5-vjeç dhe ka lënë pas katër djem të vegjël.

Në një moment, aktori është përlotur dhe ka dhënë mesazhin që duhet t’i duam nënat, pasi janë e vetmja gjë që duron.

“Njeriut kur i mungon nëna, në rastin tim nëna ka vdekur kur kam qenë 5 vjeç dhe la 4 djem, i vogli në djep, kur dëgjoj shaj nënën, kështu ndodh.

Periudha në të cilën jetojmë 30 vitet e fundit, nënën e kanë shklyer. Kjo tregon se ne si popull jemi katandisur shumë mirë dhe gjëja më e lehtë është se nëna mban, thuaj një fjalë dhe ajo mban. Kjo është rrugaçëri e madhe. Kjo fillon nga familja, shkolla dhe shoqëria. Është shthurur familja patriarkale që ka qenë dhe të gjithë shajnë se ndryshe nuk të pranojnë pjesë të shoqërisë”, tha Malkaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *